Sugjerojmë:

Kunguj në furrë me djathë kaçkavall dhe domate

1 lugë vaj ulliri
1 qepë e madhe e prerë në feta
1 thelpi hudhër, e grirë imët
450 gr domate
450 gr kunguj të vegjël
1 lugë çaji rigon
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
Kripë
Piper

1.Ndizeni furrën në 180 gradë.

2.Në një tigan nxehni vajin e ullirit dhe gatuani fetat e qepës dhe hudhrën derisa të zbuten.

3.Kalojini qepët në fundin e një tave të vogël për pjekje.

4.Pritini domatet në feta rreth 7-8 mm secila, të barabarta.

5.Nëse domatet janë të mëdha, pritini fetat në dysh.

6.Pritini kungujt në feta rreth 1 cm të trasha.

7.Rregullojini fetat e kungujve dhe domateve në tavë mbi qepët, duke i alternuar sipas dëshirës.

8.Gjithmonë mund edhe t’i vendosni mbi njëra-tjetrën pa i rregulluar në mënyrë të caktuar. Spërkatini njëtrajtësisht me rigon, djathin kaçkavall të grirë dhe kripë e piper.

9.Hidhuni sipër pak vaj ulliri, pastaj piqini në furrën tashmë të nxehtë për rreth 25 minuta.

Lini një koment