Sugjerojmë:

Kunguj të pjekur të konservuar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kungujt e pjekur në vaj e uthull janë gjithmonë një sallatë e freskët që mund të shërbejë për të shoqëruar një vakt mishi ose thjesht si një antipastë për të pirë një gotë verë. Me uthull vere, vaj ulliri, dhe pak sheqer, në të njëjtën mënyrë mund të përgatiten edhe perime të tjera si për shembull specat ose karotat.

Ingredientët

  • 1 kg kungulleshka
  • 200 ml uthull vere e bardhë
  • 150 ml vaj ullir e.v
  • 150 gr sheqer
  • 1 gjethe borzilok
  • 5 kokrra dëllinje
  • 3 gjethe dafine
  • 5 kokrra piper të zi

Udhëzimet

1

Për të përgatitur kungujt e konservuar, si fillim sterilizoni vazot edhe kapakët. Më pas merrni kungujt, lajini, thajini me kujdes dhe hiquni ekstremitetet. Pastaj, me ndihmën e një thike të mprehtë ose qërueseje perimesh, pritini për së gjati më pas kalojini në skarën e nxehur të sobës ose tostier duke i kthyer nga dy anët me një pincë kuzhine.

2

Më pas sistemojini në një tepsi dhe merruni me përgatitjen e marinaturës. Në një tenxhere ose tigan të thellë shtoni uthullën dhe vajin e ullirit dhe vendosini në zjarr të ulët.

3

Shtoni kokrrat e dëllinjës, kokrrat e piperit, gjethet e dafinës dhe në fund sheqerin; përziejini me një lugë druri derisa së të marrin valë, më pas fikeni menjëherë zjarrin dhe lëreni përbërjen të ftohet.

4

Më pas mbushni kavanozat me kungujt e ftohur, duke i ngjeshur me një pirun ose pincë kuzhine. Shtoni dhe gjethen e borzilokut. Pasi marinatura të jetë ftohur, shtojeni pak nga pak derisa të mbulohen kungujt, por lërini 1 cm distancë nga skaji.

5

Mbyllini hermetikisht kavanozat duke i zier me kokëposhtë dhe ruajini në një vend të freskët e të thatë.

Lini një koment