Sugjerojmë:

Kuzhinë franceze. Supë me qepë dhe bukë të thekur

Supa me qepë është një pjatë tipike e kuzhinës franceze, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe me shije të veçantë. Djathi dhe erëzat i japin një qasje unike.

Përbërësit:

  • ½ kg qepë të bardha
  • 50 gr gjalpë
  • 1,5 l brodo pule ose brodo perimesh
  • ½ baguette
  • 125 gr djathë i tipit emmental ose parmixhano
  • Kripë e piper

 

Përgatitja:

  1. Prisni qepën ‘alla julienne’ dhe shtypni hudhrën. Lidhni me një fije tufën e trumzës.
  2. Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni qepët, hudhrën dhe trumzë dhe mbulojini me një kapak.
  3. Lërini në zjarr të ulët për 10 minuta dhe më pas shtoni brodon, lëreni të ziejë, largoni trumzën dhe vazhdoni gatimin për 10 minuta duke shtuar kripë e piper.
  4. Përgatisni baguette-n për copat e thekura të bukës dhe ndërkohë ndizni furrën në 180 gradë. Hidheni supën nëpër tava dheu individuale, vendosni copat e bukës tek secila dhe mbi to shpërndani djathin. Vendosini në furrë derisa djathi të shkrijë dhe shërbejini në tryezë.

Lini një koment