Sugjerojmë:

Lakra e kuqe dhe benefitet e saj mahnitëse

Lakra e kuqe është një nga perimet më të mira të sezonit, që nuk duhet të mungojë në tryezat tona. Në dallim nga lakra e bardhë , lakra e kuqe përmban më shumë vlera ushqyese si:

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

  1. Fuqi shtesë për sistemin imunitar

Lakra e kuqe ndihmon qelizat e bardha të gjakut duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë. Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes. Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

  • Lufton inflamacionin dhe artritin

Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve. Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme. Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

3.Ul rrezikun e sëmundjes së kockave

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës? Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë. Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjecare. Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjeçare ndaj vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

4.Lufton sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si Alzheimer dhe Parkinson prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progesive deri në shkatërrrimin e tyre. Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

5.Mbron stomakun

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit.

Lini një koment