Sugjerojmë:

Lamtumirë celulit! Këto janë 8 ushqimet që e luftojnë atë

Edhe pak  po vjen sezoni i plazhit dhe pjesa më e madhe prej nesh ka problemin se si do të dukemi me rroba banjo. Shenjat e celulitit në trupin tonë janë makthi më i madh.

Shfaqja e celulitit ka të bëjë me mënyrën tonë të jetesës dhe ushqimet që ne konsumojmë çdo ditë, për këtë arsye një dietë ushqimore e kontrolluar do të bëjë të mundur parandalinim e shfaqjes apo shtimit të tyre.

Nëse celuliti është vërtetë një shqetësim për ju ne ju sugjerojmë të bëni pjesë të dietës suaj 8 ushqimet e mëposhtme:

1-Salmoni

Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.

2-Farat e lulediellit

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

3-Specat djegëse

Edhe specat djegës përmbajnë vitaminë B6, e cila është një prej armëve kryesore në luftën ndaj celulitit. Specat djegës e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

4-Manaferrat dhe boronicat

Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.

5-Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

6-Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, duke çuar në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përmban ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup.

7-Vaji i ullirit

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumoheni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

8-Çokollata e zezë

Lajmi i mirë është se nuk keni pse hiqni dorë nga çokollatat, të paktën jo nga e zeza. Kakaoja natyrale është e pasur në antioksidant.

Lini një koment