Sugjerojmë:

Lëkurët e shalqinit mos i hidhni, me këtë recetë mund të bëni mrekulli me to!

Ingredientët

  • 1kg sheqer
  • 1 grusht gelqere
  • Disa gjethe barbaroza
  • Lekure shalqiri

Udhëzimet

1

Marrim lekurat e shalqirit dhe i qerojme nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak a shume te te njejtes madhesie.

2

Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore.

3

Pas kesaj i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shpelajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1 kg sheqer.

4

I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.

5

Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

6

Pasi ftohet e futim ne kavanozat apo enet qe kemi pergatitur.

Lini një koment