Sugjerojmë:

Luftoji aknet me dyshen e fuqishme: Mjaltë+kanellë

Maska më e mirë kundër akneve nuk gjendet domosdoshmërisht në dyqan. Ajo mund të jetë aktualisht në shtëpinë tuaj, thjesht nuk po dini ta shfytëzoni siç duhet.

E kam fjalën për dy përbërës: Mjaltë dhe kanellë.

Mjalti i përdorur për maskë duhet të jetë i një cilësie të lartë. Nuk duhet të përdorni shumë, mjafton një lugë gjelle. Maskat me përbërës natyralë rekomandohet të përdoren 1-2 herë në javë. Ato do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, tonin e lëkurës, largon papastërtitë dhe zbut lëkurën.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë gjelle kanellë

Përgatitja:

  • Bashkoni mjaltin dhe kanellën së bashku.
  • Aplikojeni në fytyrë për 10-30 minuta.

Vetitë antibakteriale të mjaltit dhe kanellës do e bëjnë këtë maskë perfekte për të luftuar aknet.

Shënim: Nëse mendoni se kanella mund t’ju bëjë dëm, atëherë provojeni paraprakisht në dorën tuaj. Në rast të skuqjes së lëkurës, mos e provoni këtë maskë./neps.al 

 

Lini një koment