Sugjerojmë:

Makarona caponata, receta e pastave që duhet t’i shtohet listës tuaj

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
542
4 lugë vaj ulliri
1 qepë të madhe, të copëtuar imët
4 thelpinj hudhre, të prera imët
250 g veg speca dhe patëllxhanë të pjekur
400 gr domate të copëtuara
1 lugë kaperi të vogël
2 lugë rrush të thatë
350 gr rigatoni, penne ose një formë tjetër e makaronave të shkurtra
Një dorë gjethe borziloku
Parmixhano

1.Nxehni vajin në një tigan të madh dhe gatuani qepën për 8-10 minuta derisa të fillojë të karamelizohet.

2.Shtoni hudhrën në 2 minutat e fundit të kohës së gatimit.

3.Në një enë hidhni perimet e pjekura, domatet, kaperin dhe rrush të thatë.

4.Përzijini mirë dhe lërini të zihen për 10 minuta ose derisa të keni një salcë.

5.Ndërkohë zieni makaronat në ujë të vluar më parë.

6.Pasi makaronat të jenë zier ruani pak nga uji i tyre dhe shtojuni salcën e përgatitur më herët.

7.Nëse ka nevojë shtoni pak nga uji i rezervuar dhe shërbejini makaronat me parmixhano dhe borzilok sipër.

Komento