Sugjerojmë:

Makarona kremoze të gatuara me proshutë dhe misër

Veshtiresia
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
557
250 gr proshutë e copëtuar
½ qepë e kuqe e copëtuar imët
3 thelpi hudhër të grimcuar
1 lugë erëza
Pak spec djegës
2 filxhan kokrra misri të zier
Lëng pule
2 lugë lëng limoni
1½ gotë pana
500 gr makarona
¼ filxhan djathë parmixhano i grirë imët
¼ filxhan qepë e njomë e copëtuar

1.Vini një tenxhere të madhe me ujë të kripur në sobë.

2.Shtoni makaronat dhe gatuajini duke rezervuar 1 gotë ujë gatimi, pastaj kullojini.

3.Ndërsa makaronat gatuhen, ju bëni salcën.

4.Përgatisni proshutën në një tigan të madh derisa të marrë ngjyrë të artë.

5.Hiqeni nga tigani dhe vendoseni mënjanë. Kullojini yndyrat dhe lini rreth 1 lugë gjelle yndyrë proshutë.

6.Hidhni qepën e copëtuar në të njëjtin tigan deri sa të zbutet.

7.Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për disa sekonda.

8.Shtoni misrin në tigan dhe lëreni të gatuhet për disa minuta, duke i trazuar rregullisht. Shtoni proshutën përsëri në tigan me erëzat.

9.Hidhni ujin rezervë, pana dhe lëng limoni.

10.Ziejeni salcën për disa minuta derisa të trashet.

11.Shikojeni për shije me kripë dhe piper.

12.Shtoni makaronat e gatuara në salcë dhe përizjini sa makaronat të bëhen kremoze.

13.Shtoni djathin parmixhani dhe qepët e njoma dhe shërbejini.

Komento