Sugjerojmë:

Makarona me pure karrotash dhe qumësht

Ingredientët

  • 450 gr makarona
  • 3 karrota
  • 3 lugë gjelle miell
  • 2 filxhanë qumësht
  • 1 filxhan djathë parmixhano
  • 1/2 filxhan djathë çedar
  • 1/4 lugë gjelle pluhur hudhre
  • 1/4 lugë gjelle kripë

Udhëzimet

1

Gatuani makaronat sipas instruksioneve në paketim.

2

Ndërkohë vendosni karrotat në një tigan mesatar me 1 filxhan ujë.

3

Lërini të vlojnë në temperaturë të lartë.

4

Mbulojini, ulni temperaturën dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten, për rreth 5 minuta.

5

Ndërsa karotat ziejnë, në një enë futni miellin dhe përzijini mirë sa masa të bëhet homogjene.

6

Vendosni karrotat dhe lëngun e tyre në një blender deri sa të bëhen pure.

7

Merrni karrotat me garuzhdë dhe i hidhni në tigan ku i shtoni përzierjen e miellit dhe 1 filxhan qumësht tjetër.

8

Lërini derisa të lëshojnë flluska në temperaturë mbi mesataren, duke i trazuar vazhdimisht.

9

Menjëherë sa të lëshojnë flluska hiqini nga nxehtësia dhe i përzjeni me djathë parmixhano, djathë çedar, pluhur hudhre dhe kripë.

10

Përzjeni salcën me makaronat e gatuara dhe të thara.

Lini një koment