Sugjerojmë:

Makaronat super të shijshme me salcë brokoli mund t’i gatuani shumë thjeshtë

1 pako makarona
200 gr brokoli
150 gr djathë parmixhano të grirë
50 ml vaj ulliri
Kripë, piper
Majdanoz

1.Në një tenxhere vendosni ujin për të valuar.

2.Pasi uji të ketë valuar vendosni brokolin për të zierë.

3.Pasi të zihet merreni kullojeni dhe kalojeni në blender, duke i shtuar edhe djathin parmixhano.

4.Pasi të jetë krijuar një masë shtoni kripën, piperin, majdanozin dhe vajin e ullirit. I trazoni mirë dhe kështu sapo përgatitët një salcë.

5.Gjatë kësaj kohe vini makaronat të ziejnë.

6.Merrni salcën e përgatitur dhe vendoseni në një enë të thellë.

7.Sipër i shtoni makaronat e ziera më parë..

8.Pasi ti keni përzier mirë,shërbejini në një pjatë dhe sipër i shtoni pak djathë të grirë parmixhano.


Lini një koment