Sugjerojmë:

Mandarina, fruti magjibërës i sezonit të dimrit

Në këtë stinë mandarinat i gjen me shumicë kudo. Sipas ekspertëve të mjekësisë shkencore por edhe sasaj alternative ky superfrut, me anë të përbërsve të saj ofron aq shumë dobi në shëndetin e popullatës, sa që ata nuk ngurrojnë të rekomandojnë konsumimin e tyre në sasi të mëdha.

Përbërësit magjikë
Kanë arritur ditët e para të ftohta dhe organizmi ka nevojë për sa më shumë vitaminë C, ndërsa mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me këtë përbërës të çmueshëm. Përveç kësaj, në 100 gramë mandarinë ka vetëm 34 kalori, acide folike, kalium, hekur, magnez, vitamina B1, B2 dhe B3, si edhe fibra për tretje të balancuar. Me dekompozimin e beta karotenit krijohet edhe vitamina A, e rëndësishme për lëkurë të bukur dhe shikim të mirë, njëkohësisht është edhe diuretik, me mandarina mund të luftojmë edhe kundër celulitit. Lëvorja e mandarinës përmban një përbërës jashtëzakonisht të rëndësishëm, nobiletinë, pigmenti i cili është dhjetë herë më i fortë në mandarinë se në grejp.

Nobiletina mbron nga obeziteti, ataku kardiak apo hemoragjia në tru si dhe nga diabeti. Përveç kësaj, testimet në kafshë kanë treguar që nobiletina mbron edhe nga arteroskleroza, ndërsa fuqi të njëjtë ka edhe flavonoidi naringeninë, i cili mbron nga shëndeti i tepërt dhe sindroma metabolike. Edhe ky përbërës është shumëfish më e fortë në mandarinë se sa në grejpin aq shumë të njohur. Nëse blini mandarina të shtëpisë që nuk janë të spërkatura, lëvoren e qëruar gjithsesi priteni në copëza dhe thajeni, dhe përdoreni gjatë dimrit në ëmbëlsira, komposto, çaje dhe dushe për këndellje. Vajrat eterikë nga lëvorja e mandarinës kanë efekt të shkëlqyeshëm në dushet për relaksim, largojnë pagjumësinë, ushqejnë lëkurën e dëmtuar, ndërsa kanë edhe veçori tonifikuese dhe antiseptike. Pra, gjithsesi bëni mirë të konsumoni mandarina të freskëta, të shijshme dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

Sëmundjet
Mandarinat ulin rezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe ndaj kancerit. Fruti i vogël me origjinë nga Kina, fsheh shumë veti kurative. Ashtu si dhe portokallet, përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligram vitaminë C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj, është Beta-Kriptoxantin që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A. 240 gram lëng mandarinë, kthehen në 20 përqind të nevojave të vitaminës A. Me këtë vitaminë kombinacion, thotë stidiuesi nga Florida, Dr Bill Ëidmer, mandarina ul në mënyrë të dukshme dhe rrudhat e fytyrës së njeriut. Gjithashtu, mjaft interesant është ndikimi pozitiv i mandarinës, në sëmundjen e kancerit.

Një përmbajtje që kanë mandarinat, është 250 herë më e dobishme, sesa ajo substancë që gjendet në sojën e fasules. Gjithashtu, sipas japonezëve, një e mirë tjetër e tyre është dhe në leucemi. Një e fshehtë tjetër e mandarinës, qëndron në lëkurën e saj. Do të ishte mjaft e vlefshme për organizmin e njeriut, perdorimi i lëkurës së mandarinës. Këtë gjë mund ta bëni duke e grirë mandarinën në lëng, ose dhe në vende të tjera si për shembull në kek, etj. Edhe pse mandarinat, bëhen si frut nga tetori deri në janar përsëri mund të përdoret si komposto ose si lëng gjatë sezoneve të tjera. Ka shumë lloje mandarinash, por më të dobishme, janë ato që kanë një kombinim ndërmjet mandarinës dhe qitros pasi përmbajnë një sasi të madhe vitaminë C, të tjerat janë përsëri të ushqyeshme, sidomos për fëmijët e vegjël pasi dhe mund të qërohen lehtë dhe kanë një ëmbëlsi dhe aromë të veçantë.

Lini një koment