Sugjerojmë:

Mbani trupin në formë duke konsumuar salmon skare me asparag

Salmon zgare me asparag

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 fetë salmon
  • 4 pomodorini
  • 3 asparag
  • 100 gram spinaq
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Si fillim do të marinoni salmonin me kripë, piper dhe vaj ulliri. Për një shije më të mirë do e lini të qendrojë për 2 orë.

2

Më pas do e kaloni salmonin në skarë dhe do e lini për 5 minuta nga secila anë. Për të ruajtur lëngjet, salmoni duhet lyer me vaj.

3

Vendosni njëkohësisht në skarë asparagët dhe pomodorinit për pak minuta.

4

Në një tigan me shumë pak vaj do të skuqni spinaqin e larë mirë. Shtoni pak kripë.

5

Merrni një pjatë të pastër dhe shërbeni spinaqin. Sipër do të vendosni salmonin.

6

Ndërkohë anash vendosni pomodorinit dhe asparagët. Një gotë verë dhe pjata është gati për t'u shijuar!

Lini një koment