Me limon dhe boronica, receta e këtij keku do ju rrëmbejë zemrat!
¾ filxhan me qumësht
3/4 filxhan me sheqer
2 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
3 lugë gjelle vaj ulliri
½ filxhan me kos
½ lëkura dhe lëngu i limonit
Përbërësit e thatë:
2 gota miell
1 lugë kafe sodë pjekjeje
1 lugë kafe pluhur pjekës
1 filxhan me boronica
1.Parangrohni furrën në 180 gradë celsius. Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit jo të thatë dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
2.Në një enë tjetër bashkoni të gjithë përbërësit e thatë, përveç boronicave. I punoni mirë dhe më pas i bashkoni të dyja masat.
3.E vendosni në një formë keku dhe sipër i shtoni boronicat, por jo të gjitha.
4.Disa i ruani për dekor në fund.
5.E lyeni sipërfaqen me pak gjalpë dhe e fusni në furrë për 50 minuta, ose derisa kunja e dhëmbëve të dalë krejtësisht e pastër.
6.Lëreni të ftohet plotësisht, para se ta prisni në feta.
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e...
Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën...
1. Përgatitja e Mbushjes: Në një enë të madhe, përzieni spinaqin e grirë, djathin, vezët e rrahura dhe qepën e grirë. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Përzieni mirë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit. 2. Përgatitja e Petëve:...
Lini një koment