Sugjerojmë:

Meghan Markle do të përgatisë vetë gjithçka që do të hajë bebja e saj

Vetëm disa javë e ndajnë Meghan Markle nga sjellja në jetë e bebes mbretërore, në fund të muajit prill dhe për momentin ajo është e zënë duke planifikuar se si do ta rrisë fëmijën e saj bashkë me Princin Harry. Meghan dhe Harry janë duke i mbuluar muret e dhomës së bebes në Frogmore Cottage me piktura vegane dhe po instalojnë një sistem monitorimi të kontrolluar nga smart phone-t, por Meghan gjithashtu ka menduar edhe për regjimin ushqimor të bebes së saj.

Një prej mikeshave të saj e cila ka folur për People, Meghan, po përgatit terrenin në shtëpinë e saj për ta përgatitur vetë ushqimin e fëmijës. Sipas mikeshës së saj, ‘rrënjët kaliforniane të Meghan po dalin në pah dhe ajo është shumë e ndërgjegjshme për atë çka vendos në trup dhe lëkurë, madje edhe në produktet e pastrimit të shtëpisë’.

Me sa duket, Meghan po kërkon për gjëra natyrale dhe do të përgatisë e kontrollojë vetë çdo gjë që do të hajë fëmija i tyre. Ajo do të ndjekë filozofinë ‘clean living’ për beben. ‘Sinqerisht, nëse do të isha në vendin e saj, do t’ja besoja shefit të kuzhinës mbretërore këtë pjesë’, është shprehur ajo.

Meghan e ka shprehur pasionin për gatimin edhe duke bërë një blog për pastat e saj të dashura, kështu që me siguri do t’i përgatisë disa fettucini Bebes Sussex kur të jetë rritur mjaftueshëm për të përtypur.

Mikesha e dukeshës ka shtuar se kjo është një periudhë shumë e lumtur për Meghan dhe Harry dhe bebja që po vjen në jetë i ka afruar akoma më shumë.

Lini një koment