Sugjerojmë:

Mëlçi me qepë të njoma. Recetën na e tregon shef Renato Mekolli

Mëlçi me qepë të njoma. Recetën na e tregon Shef Renato Mekolli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Receta kërkon shumë pak kohë për t'u përgatitur dhe ka përbërës me vlera të larta ushqyese, të cilët gjenden lehtësisht në treg.

Ingredientët

  • 500 gram mëlçi viçi
  • 100 gram qepë të njoma
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, Piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajmë mëlçitë dhe qepët. Mëlçitë i presim në kubikë të vegjël ose mesatarë sipas dëshirës, ndërsa qepën në pjesë shumë të vogla.

2

Vendosim një tigan në zjarr, ku hedhim vaj ulliri dhe më pas mëlçitë për t'u skuqur.

3

Shtojmë qepët e prera imët dhe i përziejmë. Kujdesemi që t'i skuqim deri kur ato të kenë marrë ngjyrë.

4

Shtojmë pak ujë, kripë, piper dhe kopër. I lëmë në zjarr të ulët derisa të shohim që përbërësit janë lidhur mirë bashkë.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga: renatomekolli.com

Lini një koment