Sugjerojmë:

Mëngjes i përgatitur me vezë, kërpudha dhe domate

30 gr kërpudha
1/2 kokërr qepë
2 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle salcë domatesh
2 vezë
1 lugë gjelle fara susami
1 domate
1 fetë bukë e thekur
1 degë trumëz
Kripë, piper

1.Lajmë me kujdes kërpudhat, i pastrojmë dhe i presim në feta të mëdha.
2.Qërojmë qepën dhe e presim në kubikë.
3.Lajmë mirë trumzën, e thajmë dhe i heqim fletët.
4.Rrahim vezët, i hedhim trumzën e grirë, qumështin dhe salcën e domates.Shtojmë kripë dhe piper.
5.Nxehim vajin në një tigan të mbuluar dhe skuqim qepën në zjarr të ngadaltë.
6.Pasi qepa të ketë marrë ngjyrën e floririt hedhim kërpudhat.I përziejmë derisa të pinë lëngun.
7.Mbi kërpudhat hedhim masën e përgatitur nga përzierja e vezëve, qumështit trumzës dhe salcës së domates.
8.E lëmë derisa veza të pritet. Përdorim një spatul për ta përzier dhe i shtojmë pak susam.
9.Lajmë domaten dhe e presim në 4 pjesë.
10.I shërbejmë vezët e fërguara me domate dhe një fetë bukë thekre të thekur.

Lini një koment