Sugjerojmë:

Mëngjes proteinik për të luftuar inflamacionin dhe për të humbur peshë

Shumica prej nesh zakonisht konsumojnë të njëjtin vakt për mëngjes dhe kështu bëhet një rutinë e mërzitshme. Megjithatë, sot ne do të ofrojmë një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm që do t’ju ndihmojë të zvogëloni inflamacionin dhe të humbni peshën e tepërt. Ai përfshin përbërësit që zakonisht përdorni për ushqimet tuaja, por do të kombinohen ndryshe.

Për më tepër, ky vakt është i mbushur me proteina, do të promovojë humbjen e peshës dhe do të rrisë masën tuaj muskulare. Ai ka dhe përbërës të tjerë që do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Avokado me vezë 

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 avokado
  • Piper, kripë
  • ½ lugë kafe shafran i Indisë ose piper i kuq (për shije)

Vezët janë ushqime super të shkëlqyera pasi ato përmbajnë 7 gram proteina. Ato promovojnë shëndetin dhe përfshijnë vitaminën D, e cila është e shkëlqyer për shëndetin tuaj të kockave dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës. Vezët janë të pasura me vitaminë A, e cila është shumë e dobishme për shikimin tuaj. Vitamina B12 është përgjegjëse për rregullimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Nga ana tjetër, avokadot janë të pasura në kalium, fibra, vitaminë E, magnez dhe acid folik, të cilat janë jashtëzakonisht të shëndetshme.Ndihmojnë në detoksifikimin e të gjithë trupit dhe për tretjen. Ato gjithashtu janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme që kontrollojnë nivelet e kolesterolit dhe mbajnë një ekuilibër të shëndetshëm të prodhimit të hormoneve.

Kombinimi i këtyre ushqimeve bën një mëngjes të shijshëm dhe ushqyes që nxit humbjen e peshës dhe zbut inflamacionin.

Metoda e përgatitjes:

  • Ju duhet të ngrohni paraprakisht furrën në 200 ° C. Priteni avokado në gjysmë dhe hiqini farat duke krijuar hapësirë ​​për vezët.
  • Rrihni vezët në një enë dhe ua shtoni avokadove në mesin e tyre. Vendosni gjysmën e avokados në një letër pjekjeje dhe vendoseni në furrë.
  • Në fund i shtoni erëzat. Lërini për rreth 15 minuta dhe mëngjesi juaj është gati. Shijojeni!

Lini një koment