Sugjerojmë:

Mini-kek në filxhan

16 lugë miell
8 lugë sheqer
4 lugë vaj ulliri e.v
4 lugë qumësht
1 bustinë maja pluhur
2 vezë
Aroma (vanilje, lëkurë portokalli, kakao, kanellë, sheqer pluhur)

1.Në një tas përzieni miellin, majanë dhe shqeqerin. Nëse dëshironi shtoni dhe dy lugë kakao. Shtoni më pas qumështin, vezët dhe vajin. Përziejini derisa të merrni një brumë homogjen.

2.Hidheni brumin në filxhanë rezistentë ndaj nxehtësisë. Zakonisht në pjesën e poshtme të tyre shkruhet nëse janë të përshtatshëm për mikrovalë.

3.Futini në furrë ose mikrovalë të piqen dhe pasi të jenë ftohur pak, spërkatini me sheqer pluhur.

Lini një koment