Sugjerojmë:

Minikekë me karota. Fëmijëve do t’u pëlqejë t’i marrin me vete në shkollë

Minikekë me karota

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Aromatikë dhe me një shije delikate, minikekët me karota janë idealë për të nisur ditën në mënyrën e duhur, me një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm. Dhe jo vetëm: Minikekët me karota të bërë në shtëpi janë edhe vakt perfekt për fëmijët në shkollë. Për t’i bërë më të shijshme, personalizojini me copëza çokollate ose fruta të thata. Në këtë rast do të përgatisim një salcë sheqeri të këndshme

Ingredientët

  • 250 gr miell integral
  • 120 ml vaj luledielli
  • 120 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 70 gr fruta të thata (arra, bajame, fistikë)
  • 120 gr sheqer kane
  • 1 bustinë maja pluhur
  • 300 gr karota të grira
  • Për salcën:
  • 125 gr sheqer dhe 60 ml ujë

Udhëzimet

1

Qëroni frutat e thata, vendosini brenda një pecete të pastër dhe grijini duke i shtypur me duar.

2

Lani dhe qëroni karotat, më pas grijini imët me ndihmën e një frulatori ose grirëse perimesh.

3

Në një enë, rrihni vezët me sheqerin derisa të merrni një përbërje homogjene dhe shkumoze, më pas shtoni edhe pak vaj, qumështin dhe vazhdoni përzierjen.

4

Shtoni miellin e situr dhe frutat e thata, në fund karotat e grira dhe majanë.

5

Merrni format dhe hidhni një lugë brumë në secilën duke kujtuar që për shkak të majasë, ato do të fryhen kur të jenë në furrë.

6

Sistemojini format në një tepsi dhe piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta. Bëni provën me kunjë dhëmbësh për të parë nëse janë pjekur: nëse kunja del e pastër nga keku, atëherë është gati.

7

Lërini të ftohen. Përgatisni një salcë duke përzier ujin me sheqerin në mikser derisa të merrni një shkumë, ose shkrini pak çokollatë të zezë dhe hidhuani sipër./neps.al

Lini një koment