Sugjerojmë:

Minitorta të vogla me karota dhe kos, një recetë për çdo orë dhe vakt të ditës

Të freskëta, të  pranishme gjithë vitin dhe të adhuruara nga fëmijët, karotat janë perfekte për dietën pranverore dhe verore. Të pasura me shumë benefite për lëkurën dhe organizmin, këto perime gjejnë shumë përdorime në kuzhinë, të gatuara dhe të gjalla si dhe përgatitjet e ëmbëlsirave dhe pjatave të darkës. Më poshtë do të lexoni për një recetë të ëmbëlsirave të vogla me bazë karotash dhe kosi që mund ta shijoni si gjatë ditës, ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit

  • 400 gr karota
  • Kos
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 100 gr bajame
  • 100 gr arra
  • 100 gr miell integral
  • 1 lugë kafeje maja
  • Lëkura e një limoni të grirë

Përgatitja:

  1. Përzieni në një enë sheqerin me të verdhat e vezëve derisa të merrni një shkumë, më pas shtojini një lugë kos.
  2. Qëroni dhe prisni në feta rrumbullake karotat. Më pas bashkojini me bajamet dhe arrat dhe grimcojini në mikser. Më pas shtojini tek ena me vezët dhe kosin.
  3. Shtoni miellin integral dhe të verdhat e vezëve të rrahura marengë e më pas majanë.
  4. Vendoseni brumin nëpër forma muffin të lyera me gjalpë, spërkatini me sheqer kane dhe lëkurën e grirë të limonit.
  5. Piqini në furrë në 180 gradë për 30 minuta.
  6. Shërbejini në tryezë dhe shoqërojini me kosin e mbetur.

Lini një koment