Sugjerojmë:

Mish derri i pjekur në skarë me mjaltë dhe mustardë

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
8 personat
Kalori:
547
800 gr mish derri, i prerë dhe i thatë
1/2 filxhan uthull balsamike
1/2 filxhan vaj ulliri
1 lugë gjelle hudhër, të grirë
2 lugë çaji mustardë
2 lugë çaji erëza të bimëve italiane
2 lugë çaji mjaltë
1/2 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper

 Në një tas të vogël, tundni së bashku vaj ulliri, uthull balsamike, hudhër, erëza të bimëve italiane, mustardë, kripë, mjaltë dhe piper.

Vendosni mishin në një qese plastike të mbyllshme. Hidhni 1/2 e marinadës mbi mishin e derrit, qesen  mbylleni mirë dhe  vendoseni në frigorifer për 15 minuta ose deri në 2 orë.

Nxehni skarën e sobës në 200 gradë C. Vajosni skarën dhe hiqni mishin nga qesja.

Vendoseni mishin në skarë dhe futeni të piqet nga të dyja anët deri sa mishi të marrë ngjyrë kafe të artë.

 Hiqni mishin nga skara dhe lëreni të pushojë për 5-10 minuta.

Shërbejeni mishin sapo të jetë ftohur pak.

Komento