Sugjerojmë:

Mollë në furrë me rrush të thatë dhe kanellë. Ideale për t’u shoqëruar me akullore

Mollë në furrë me rrush të thatë dhe kanellë.

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Mollët në furrë përgatiten në pak kohë e hapa dhe janë ideale edhe për fëmijët.

Ingredientët

  • 4 mollë të kuqe
  • 2/3 gote rrush të thatë
  • 2 lugë kafeje kanellë pluhur
  • 50 gr arra
  • 5 lugë sheqer kokosi
  • 100 gr krem kokosi ose akullore për servirje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius ose 180 gradë me ventilim, zbrazni brendësinë e mollëve dhe bashkojini me rrushin, kanellën, arrat dhe sheqerin e kokosit në një tas.

2

Vendosini mollët në një tepsi dhe mbushini me përbërjen që krijuat.

3

Hidhni 6 lugë ujë në fundin e tepsisë, që mollët të mos digjen dhe piqini për gjysmë ore.

4

Më pas transferojini nëpër pjata dhe shërbejini me krem kokosi ose akullore.

Lini një koment