Sugjerojmë:

Mos e beso po deshe, por majaja e birrës e hidraton fytyrën më mirë se çdo gjë tjetër!

Me ardhjen e stinës së verës kujdesi ndaj lëkurës intensifikohet në të gjitha format.

Por ndërkohë që jo të gjithë i kanë sytë tek trajtimet e kushtueshme apo kremërat e shtrenjtë, këtu në Neps ne ju propozojmë një maskë natyrale e cila pastron fytyrën tuaj dhe nuk shkakton probleme anësore.

E kemi fjalën për as më pak e as më shumë sesa: Majanë e birrës! Po, po. Nëse deri dje majanë e përdornit vetëm për brumërat në kuzhinë, tani gjërat janë ndryshe. Majaja e birrës ka aftësinë ta pastrojë fytyrën dhe ta mbajë atë të hidratuar për një kohë të gjatë.

Related image

Çfarë ju nevojitet:

  • 1 lugë gjelle maja birre
  • 2 lugë gjelle ujë

Udhëzime:

  • Bashkoni të dy përbërësit në një enë dhe i trazoni mirë derisa të formoni një pastë.
  • Pasta nuk duhet të jetë shumë e trashë.
  • Aplikojeni në fytyrën e pastër dhe e mbani 15-20 minuta.
  • Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm të vakët, fshijeni me një peshqir të pastër dhe rezultatet do ju bindin më së miri për efektet e kësaj maske./neps.al 

Lini një koment