Sugjerojmë:

Muffins me banane dhe çokollatë të zezë

Muffins me banane dhe çokollatë të zezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 3 banane
  • 2 vezë
  • ½ filxhan me kos grek
  • ½ gotë qumësht
  • ½ filxhan me shurup panje
  • 1 lugë çaji vanilje
  • ½ filxhan me kakao të hidhur
  • 1 gotë miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ filxhan me copëza çokollate

Udhëzimet

1

Në një të madh shtypni bananet me ndihmën e një piruni.

2

Shtoni vezët dhe i përzieni mirë.

3

Më pas shtoni me radhë të gjithë përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë.

4

Në fund shtoni kakaon dhe copat e çokollatës. I përzieni mirë derisa të arrini një masë kompakte.

5

Më pas e kaloni masën në formën specifike për muffins dhe e fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 200 gradë.

6

I lini 10 minuta të ftohen para se t'i shijoni!

Lini një koment