Sugjerojmë:

Në kërkim të: Sushit më të mirë në Tiranë

Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?!
Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?

Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!

Radhën sot e ka….Sushi! 

Historia e sushit është një shembull i qartë i evolucionit të një recete, kaq të famshme në ditët tona. Kjo recetë, pas së cilës fshihet një histori e gjatë dhe mistike, ndërthur brenda ngjyrat, shijen, guximin dhe ekstravaganten.

Çdokush që ka provuar të paktën njëherë sushin, me siguri që e ka përjetuar si një eksperiencë të veçantë të të ngrënit dhe mezi ka pritur të ndajë me të tjerët, ndjesitë.

Edhe pse Japonia ka meritën e plotë për atë çka ne quajmë sushi në ditët tona, frymëzimi i vërtetë për këtë recetë ka nisur në juglindje të Azisë. Asokohe me sushi nënkuptohej peshku i kriposur që shërbehej me oriz të fermentuar, ndërsa sot koncepti modern i sushit është shpikur nga japonezi Hanaya Yohei diku mes viteve 1800.

A duhet një kartë krediti për të shijuar sushi?

Fatmirësisht në Tiranë ka disa vende të mira, ku mund të shijosh recetën origjinale të sushit me çmime shumë të arsyeshme.

Neps ka 5 sugjerime për ju:

Yamato Tirana

Një markë e vërtetë kur vjen puna tek përgatitja e sushit. Yamato ndodhet në ish-bllok dhe me një servirje tepër të veçantë, do jua bëjë sushin pjatën tuaj të preferuar. Shefi japonez i kuzhinës, do të sigurohet vetë për këtë!

Attimi 

Një vend tjetër ku mund të shijoni një sushi shumë të mirë është edhe Attimi. Arti i gatimit dhe kuzhina krevative gërshtetohen më së miri në këtë hapsirë të pozicionuar pranë kryqëzimit me rrugën “Sami Frashëri”.

Shefi italian me famë ndërkombëtare Loris Marinetto sjell me restorantin një eksperiencë tërësisht të re kulinarie për adhuruesit shqiptarë të kuzhinës së mirë.

Kuzhina e “Attimi by Loris”, konsiston në momente të udhëtimeve të tij nëpër botë dhe eksperiencave me kuzhinat ndërkombëtare, duke filluar nga ajo italiane me të cilën ai është rritur, e duke vijuar me atë të Japonisë e Amerikës së Jugut që kanë ndikuar më së shumti në punën e tij.

Për më shumë lexo këtu

Një prej restoranteve më të mira të sushit dhe jo vetëm, “Attimi” është shtuar në aplikacionin Snapfood. Jeni gati për të shijuar pjatat fantastike nga dora e kuzhinierit italian Loris?

-Në fillim shkarko aplikacionin      -Tani porosit këtu  

Xheko Imperial 

Nëse doni që ditët tuaja tuaja të jenë ndryshe atëherë shkoni dhe vizitoni “Xheko Imperial”. Mbrëmjet në këtë restorant do jenë të dedikuara tërësisht për këtë recetë të famshme dhe shumë të preferuar edhe në vendin tonë. Ndërsa ditën e dielë, me vetëm 2200 lekë (të vjetra) dhe nën tingujt e muzikës nga Dj, ju mund të shijoni sushi gatuar nga shefi i kuzhinës, me origjinë nga Nepali.

Salt 

Pozicionuar në zonën e ish-bllokut, “Salt” është e gjitha për të shijuar kuzhinën mesdhetare, ushqimin e detit dhe SUSHI!

Zgjidh “Salt” për të shijuar sushi mes miqsh dhe në një mjedis kokë e këmbë, luksoz!

Opium Sushi Bar

Një ndër emrat e parë që të vjen ndërmend në fakt, kur kërkon të shijosh Sushi. Provo karkalecin tempura, të famshmet spring rolls, tartar salmoni, maki vegjetariane dhe shumë  të tjera, duke vizituar “Opium Sushi Bar”.

Nëse dëshiron, të gjithë këto pjata të shijshme mund t’i porosisësh edhe nga telefoni. Do thoni ju po si?

Me SnapFood! Shkarkoni falas aplikacionin, zgjidh “Opium Sushi Bar”, hidhi një sy çmimeve dhe bëj porosinë tënde!/A.Z/neps.al 

Lini një koment