Sugjerojmë:

Nëse keni dëshirë për Tiramisu, ja si t’i bëni vetë biskotat

Nëse keni dëshirë për Tiramisu, ja si t’i bëni vetë biskotat

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Biskotat savoiardi identifikohen me ëmbëlsirën e tiramisusë, por janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur vetë dhe të volitshme edhe për t’u ngrënë me qumësht në mëngjes apo për t’u shoqëruar me marmelatë frutash. Më poshtë keni recetën e tyre:

Ingredientët

  • 130 gr miell
  • 3 vezë
  • 120 gr sheqer
  • 50 ml mjaltë
  • Sheqer pluhur për dekorim

Udhëzimet

1

Si fillim, ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe ndani sheqerin përgjysmë.

2

Merrni dy enë. Në njërën rrihni të verdhat me sheqerin për 5 minuta, më pas shtoni mjaltin dhe vazhdoni t’i përzieni për 3 minuta.

3

Në një enë tjetër rrihni të bardhat e vezëve me gjysmën tjetër të sheqerit, derisa të bëhen marengë.

4

Shtoni miellin në përzierjen e të verdhave dhe më pas, me kujdes shtoni të bardhat.

5

Merrni një qese kuzhine dhe mbusheni me masën e përftuar.

6

Shtroni një letër furre në një tepsi dhe formoni format e biskotave me masën më të madhe të qeses së kuzhinës.

7

Spërkateni sipërfaqen e tyre me sheqer të zakonshëm dhe më pas me sheqer pluhur.

8

Piqini në 180 gradë për 15/20 minuta. Shërbejini kur të ftohen.

Lini një koment