Sugjerojmë:

Nëse papritur keni dëshirë për flokë të gjatë, përdorni këtë metodë me kafe për t’i rritur shpejt

Kafeina e gjendur tek kafeja, ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në skalpin e kokës duke kontribuar kështu në stimulimin e rritjes së flokëve. Kafeja është një aleat i mirë për bukurinë e flokëve si tek gratë, ashtu edhe tek burrat dhe është një medikament natyral për të pasur rrënjë të forta dhe ngjyrë çokollate. Refleksi i çokollatës fitohet duke e përdorur vazhdimisht kafen.

Si ta përdorni?

Mënyra 1. Merrni 200 ml shampo dhe 2 lugë kafe. Hidhni pluhurin e kafes brenda shampos dhe përziejini mirë. Lëreni për 48 orë. Lëreni të veprojë mirë dhe gjatë aplikimit, masazhoni lëkurën e flokëve me lëvizje rrethore për 5 minuta.

Mënyra 2. Merrni një lugë kafeje mjaltë, një filxhan çaj jeshil, 2-3 lugë kafe, një lugë kafe vaj ulliri dhe përziejini. Lërini për 5-10 minuta, pas shampos, në flokë të lagur. Shpëlajini me ujë të bollshëm.

 

Lini një koment