Nga birra në vend të shampos, tek sheqeri për të ndaluar lemzën. 6 truke që funksionojnë vërtet

Në fakt, njerëzit bëjnë gjëra nga më të çuditshmet për hirë të shëndetit dhe mirëqenies. Më poshtë do të lexoni për 6 truke që ndoshta nuk i kishit dëgjuar ndonjëherë, por që funksionojnë vërtet.

Birrë në vend të shamos së flokëve

Ky është edhe sekreti i Catherine Zeta-Jones për flokë të mëndafshtë në ekran. Lani flokët si zakonisht, hidhni një gotë birrë më pas dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Më pas lajini. Do të keni flokë të shndritshëm, të bukur dhe pa kosto.

Avokado në vend të maskës së flokëve

Juan Carlo Maciques, stilis flokësh i shumë yjeve sugjeron aplikimin e një paste me avokado të shtypur në gjatësinë e flokëve tuaj për t’i pasur më të bukur e më të shëndetshëm, veçanërisht pasi i keni larë pas trajtimit me birrë.

Vaj kokosi në vend të pastës së dhëmbëve

Në fakt kjo gjë po kthehet në trend në gjithë botën. Merrni një lugë gjelle vaj kokosi në gjendje të ngurtë  dhe masazhojeni në gojë për 5-20 minuta. Ata që e kanë provuar japin garanci për dhëmbë më të bardhë e më të pastër. Kjo metodë gjithashtu largon toksinat nga trupi përmes gojës.

Vodka për aromën e keqe të këmbëve

Nëse këmbët tuaja mbajnë aromë të keqe, aplikoni vodka në to. Vodka vret çdo bakter që shkakton aromë të keqe. Aplikojeni me pambuk tek këmbët duke i pastruar mirë ato ndërkohë që edhe ktheni një gotë.

Ndaloni lemzën me sheqer

Është vërtet e bezdisshme të të zërë lemza gjatë gjithë kohës. Nëse ju nis lemza, hani një lugë sheqer pasi besohet se ndalon spazmat në diafragmë.

Nëse ju zë deti, hani ullinj

Nëse stomaku juaj ndihet sikur po i jep një varke, provoni të hani ullinj për të reduktuar prodhimin e pështymës, kështu që do të ndiheni menjëherë më mirë. Merrni me vete një kavanoz ullinj herës tjetër që do të bëni një udhëtim me anije ose traget. Por mos pini alkool, pasi ai përkeqëson gjendjen që shkaktohet nëse ju zë deti.

 

 

Lini një koment