Sugjerojmë:

Nga përtypja tek ndriçimi i ambjentit, ja gabimet e përditshme që na bëjnë të shtojmë peshë

Duhet të ndryshoni stilin tuaj të jetesës, duke përfshirë ushqimet që hani dhe mënyrën si. Kjo është rruga drejt një trupi të fortë dhe të shëndetshëm.

Hani ngadalë dhe përtypu mirë

Të ngrënit ngadalë dhe të përtypurit mirë do ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.

Pini ujë rregullisht
Uji është thelbësor për të qenë i shëndetshëm. Pirja e një gote ujë para një vakti mund t’ju bëjë të ndiheni të ngopur dhe kështu do të hani më pak.

Ushqimet e pashëndetshme shërbejini në pjata me ngjyra të forta
Ndoshta do ju tingëllojë e çuditshme, por studimet kanë treguar se njerëzit kanë më pak tendencë të hanë ushqim nga një pjatë për shembull me ngjyrë të kuqe.

Shmangni pijet me sheqer
Sheqeri i shtuar është fajtori më i madh për një sërë problemesh që lidhen me shëndetin, duke filluar nga diabeti, obeziteti deri tek sëmundjet e zemrës. Në vend të tyre konsumoni çaj jeshil, lëngje frutash të freskëta dhe shumë ujë.

Kur hani jini të përqendruar
Mos hani teksa shikoni Tv apo luani Playstation. Kjo do ju hutojë dhe do ju bëjë të hani më shumë. Ndoshta mund të mbaroni së ngrëni atëherë kur mbaron filmi!

Hani dy vezë në ditë
Përmbajtja e lartë e proteinave tek vezët e zbeh ndjenjën e urisë për një kohë të gjatë.

Hani mëngjes çdo ditë
Të ngrënit mëngjes rregullisht jo vetëm që ju jep energji të vazhdueshme për të filluar ditën tuaj, por gjithashtu ul shanset për tu prekur nga diabeti, për të fituar kile dhe për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Nëse jeni të uritur përtypni një…
Nëse jeni të uritur, përtypni një gjethe mente. Shija dhe aroma e tyre “vret urinë”. Madje studimet tregojnë se kaloritë nuk do t’i kompensoni më vonë, sepse do të hani më pak.

Hani në vende me dritë të mjaftueshme
Sipas hulumtimeve të kryera nga studiues të universiteteve të ndryshme amerikane, u zbulua se njerëzit që konsumonin ushqim në vende me ndriçim konsumonin 39% më pak kalori sesa njerëzit që hanin në errësirë.

Hani më shumë sesa tri herë në ditë
Në vend që të hani 3 vakte të mëdha në ditë, është më e shëndetshme të hani 6 vakte të vogla. Kështu do ta furnizoni trupin në çdo moment e nga pak, me lëndët ushqyese të nevojshme

Lini një koment