Sugjerojmë:

Një 20-vjeçar ka vdekur pasi konsumoi makarona të ndenjura: Ja çfarë duhet të dimë!

Pjesa më e mirë e të gatuarit shumë ushqim është sepse ke çfarë të hash në ditët në vijim. Por sigurisht ka një rregull të artë: Ta ruash pjesën e mbetur gjithnjë në frigorifer!

Mesa duket një djalosh që nuk e bëri këtë gjë me makaronat, pati një kosto të madhe, atë të humbjes së jetës.

Rasti i 20-vjeçarit  nga Belgjika është raportuar në vitin 2008, megjithatë është risjellë edhe njëherë në vëmendje nga doktor Benard i cili e bëri këtë histori përsëri virale.

Në mënyrë të përmbledhur historia e djalit është kështu:

Një ditë ai u kthye nga shkolla dhe kishte disa makarona pa ngrënë sipër banak-ut. I hëngri ato shpejt e shpejt dhe më pas shkoi për t’u stërvitur. Një orë më pas ai u kthye në shtëpi duke u ankuar për dhimbje koke, dhimbje barku dhe të përziera.

Në përfundim u zbulua se djali ishte helmuar nga ushqimi. Por kjo çështje shkonte përtej. Autopsia zbuloi se djali e humbi jetën nga një bakter i quajtur “bacillus cereus”, si rrjedhojë e faktit që nuk i kishte ruajtur makaronat në frigorifer.

Tani e mësuat: Gjithnjë ushqimet duhet t’i ruani në frigorifer, për të parandaluar pasoja serioze! 

 

Lini një koment