Sugjerojmë:

Një mëngjes plot energji me avokado dhe salmon

2 avokado
90 gr salmon i tymosur
1 lime
4 vezë mesatare
6 dega qepe e njome
Piper rozë kokërr
Piper i zi
Kripë

1.Grini lëkurën e limes dhe vendoseni në një enë.
2.Grini barin e qepës dhe lëreni mënjanë.
3.Ndani përgjysmë avokadot, hiquni bërthamat, prituni tulin me anë të një thike dhe hiquani me anë të një luge.
4.Mbi çdo gjysmë avokado vendosni një fetë salmon të tymosur, hidhni kripë, piper dhe lëkurën e limes që keni grirë. Më pas përgatisni vezët: nxehni pak vaj ullri në një tigan, hidhni vezët me kujdes, gatuajini për 2-3 minuta, më pas me ndihmën e një luge vendosini mbi avokado.
5.Në fund hidhuni piper rozë, aromatizojini me barin e qepës dhe shërbejini menjëherë.

Lini një koment