Sugjerojmë:

Një mollë dhe pak vaj ulliri do të bëjnë mrekulli në fytyrën tuaj!

Ditët e sotme është shumë e rëndësishme të kujdeseni për fytyrën tuaj në çdo kohë. Alternativat natyrale ndonjëherë janë zgjidhja më e mirë pa shumë kosto.

A jeni gati të provoni një maskë me mollë dhe vaj ulliri për fytyrën tuaj?

Nepsi ju tregon si ta përgatisni këtë maskë natyrale në vetëm tri hapa.

Çfarë ju nevojitet:

1 mollë e qëruar
1 lugë gjelle vaj ulliri, ekstra të virgjër

Përgatitja:

Në një tas të vogël bashkoni tulin e mollës dhe vajin e ullirit.
Pasi ta keni larë fytyrën mirë aplikoni maskën. Shmangni zonën afër syve.
E lini të veprojë përreth 10 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini butë me një peshqir.
Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet!

Lini një koment