Sugjerojmë:

Një nga pjatat më të papara të mishit: Eskallop viçi me kaçkavall

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
566
Eskallop viçi i prerë shumë hollë
Domate të pjekura
1 kokërr qepë
Borzilok
1 copë djathë kaçkavall
Miell
Vaj ulliri
Verë e bardhë
Kripë
Piper

Si fillim qërojmë lëkurët e domateve dhe i presim në kubikë të vegjël.

Qepën e presim në feta shumë të holla, ndërsa djathin në feta të holla me qëruesen e patateve.

Vëmë në zjarr një tigan të madh, të sheshtë, me fare pak vaj, që mund të nxerë fetat e mishit pa i vendosur mbi njëra-tjetrën.

Fetat e mishit i lyejmë me pak kripë, piper e miell dhe i vendosim në tigan.

Kur të kenë marrë ngjyrë nga të dyja anët i lagim me pak verë dhe vëmë disa feta qepë mbi çdo fetë mishi.

Kur qepa të jetë zbutur shtojmë domatet, borzilokun të copëtuar me dorë dhe djathin.

Fikim zjarrin, e mbulojmë me kapak (ose me letër furre nëse nuk keni kapak për tiganin), e lëmë të pushojë 2 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë me pak vaj ulliri.

Komento