Sugjerojmë:

Një recetë salmoni nuk ka qenë kurrë kaq e thjeshtë

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
6
Kalori:
318
250 gram fileto salmoni
kripë
piper
hudhër pluhur
⅓ filxhan salcë soje
⅓ filxhan sheqer kafe
⅓ filxhan ujë
¼ filxhan vaj vegjetal

Rregulloni me kripë, piper dhe hudhër filetot e salmoni.

Në një tas të vogël, përzieni së bashku salcën e sojës, sheqerin kafe, ujin dhe vajin vegjetal derisa të tretet sheqeri. Vendosni filetot e salmonit në një qese të madhe plastike bashkë me përzierjen e salcës së sojës, dhe tundini disa herë që salca lyejë gjithë salmonin.

Vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë.

Nxehni skarën për nxehtësi mesatare. Lëshoni vetëm pak vaj në skarë.Vendosni salmonin në skarë të nxehur më parë dhe hidhni marinadën. Gatuani salmonin për 6 deri në 8 minuta në krah, ose derisa peshku të kthehet lehtësisht në anën tjetër.

Komento