Sugjerojmë:

Një sallatë patatesh është gjithmonë një ide e mirë!

1 kg patate të vogla
1 tufë majdanoz i freskët
2 qepë të njoma jeshile
2 lugë çaji hudhër pluhur
1/3 filxhan me lëng limoni
½ filxhan me vaj ulliri
1 lugë e gjysmë gjelle me mustardë
1 lugë çaji kripë
¾ lugë çaji piper

1.Në një tenxhere me ujë e kripë zieni patatet.

2.Pas 10 minutash i hiqni dhe i ftohni në një tas me ujë të ftohtë.

3.Pas disa minutash i qëroni dhe i prisni sipas dëshirës.

4.Në një tas bashkoni lëngun e limonit, vajin e ullirit, mustardën, hudhrën, kripë dhe piper.

5.I përzieni mirë. Tani shtoni patatet, qepën e njomë e prerë imët dhe majdanozin.

6.I përzieni mirë. Kjo sallatë mund të shijohet në çast apo pas disa minutash pasi e keni ruajtur në frigorifer!

Lini një koment