Një tost i shijshëm me mjaltë dhe lajthi për një super mëngjes

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lajthi e copëtuar imët
  • Kripë, piper
  • 1 fetë bukë e thekur
  • 1 lugë gjelle kos grek
  • ½ lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni copëzat e thërrmuara të lajthisë, vajin e ullirit kripën dhe piperin.

2

Merrni fetën e thekur të bukës, e lyeni me kosin grek që është disi i trashë dhe më pas i shtoni masën me lajthi që përgatitët.

3

Në fund i shtoni mjaltin dhe tosti është gati. Shijojeni!

Lini një koment