Sugjerojmë:

Njihuni me superushqimet që ju mbrojnë nga rrezet e forta të diellit

Mbrojtja nga dielli është shumë e rëndësishme gjatë kohës që jemi në plazh apo jemi të ekspozuar ndaj rrezeve ultra vjollcë, në mënyrë që të mos përfundojmë të djegur, me simptoma të plakjes së parakohshme apo akoma më keq, me kancer të lëkurës. Duke integruar disa ushqime në dietën tonë, mund ta mbrojmë veten nga dielli.

Si? Ato përmirësojnë aftësitë natyrale të lëkurës për të mbrojtur veten nga efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt në diell. Duke i konsumuar rregullisht, sidomos në muajt e verës do të mbani larg dëmtimet nga dielli.

Karotat

Karoteni i gjendur me shumicë tek to asnjanëson efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt. Kjo sepse beta-karoteni është një antioksidant i shkëlqyer që mbron lëkurën nga radikalet e lira të lidhura me rrezatimin UV.

Luleshtrydhet

Vitamina C tek luleshtrydhet është një antioksidant në gjendje të neutralziojë radikalet e lira para se të dëmtojnë lëkurën. Gjithashtu lehtësojnë simptomat e djegies së diellit dhe përshpejtojnë procesin e shërimit. Thjesht aplikoni disa luleshtrydhet të shtypura në zonat e prekura të trupit.

Çaji jeshil

Katekina e gjendur tek çaji jeshil ka veti të shkëlqyera antioksidante dhe shijimi i një filxhan çaji jeshil në ditë mund të reduktojë impaktin e padëshiruar të ekspozimit në diell. Gjithashtu mund të aplikoni një tampon me çaj jeshil në zonat e djegura nga dielli. Tanina e gjendur në të ndihmon në lehtësimin e simptomave të djegies.

Bajamet

Ato janë të pasura me vitaminë E, një nutrient i dobishëm për lëkurën për shkak të vetive të tij antioksidante. Ndihuni të lirë të hani një grush bajame sa herë që jeni në plazh.

Rrushi i kuq

Kuercetina e gjendur tek rrushi i kuq është në gjendje të reduktojë dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi UV shprehen ekspertët. Përbërësi në fjalë lufton inflamacionin e lëkurës gjithashtu. Ngrënia e këtij fruti ju mbron nga të përfunduarit të dehidratuar.

Domatet

Likopeni i gjendur tek domatet parandalon kancerin e lëkurës. Si? Duke qenë një antioksidant i fuqishëm ai redukton dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira që lidhen me kancerin dhe plakjen para kohe. Gatuajini domatet, pasi glikopeni duhet të nxehet që të lëshojë maksimalisht benefitet e tij.

Shalqiri

Jo vetëm për të bërë foto, ka një tjetër arsye shumë të mirë pse duhet të hani një fetë shalqi gjatë kohës që jeni në plazh. Ai është gjithashtu i pasur me likopen dhe ujë i cili ju mban të hidratuar.

Perimet me gjethe jeshile

Spinaqi, lakra kale, sallata jeshile dhe shumë perime të tjera me gjethe jeshile janë burime të mira antioksidantësh të cilat mbrojnë lëkurën nga dielli. Ato përmbajnë zeaxanthin dhe lutein të cilat pengojnë zhvillimin anormal të qelizave të shkaktuar nga rrezatimi UV.

Leave a Reply