Sugjerojmë:

Njoki të bëra vetë me spinaq, panxhar dhe shafran

600 gr patate
150 gr miell 0
1 e verdhë veze
Kripë
200 gr spinaq
200 gr panxhar i kuq i zierë më parë
2 bustina shafran
1 degë sherbele
Djathë parmixhano i grirë
4 lugë gjellë bukë e thekur e grirë
Arrë moskat
60 gr gjalpë

1.Kur uji të ketë marrë valë, hedhim patatet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë derisa të shpohen lehtë me pirun. I qërojmë, i hedhim në një tas, i shtypim mirë me pirun dhe më pas me dorë.

2.Shtojmë të verdhën e vezës, miellin e pak kripë. E lëmë mënjanë.
3. Spinaqin e zier (vetëm me lagështinë që ka nga larja e tij) e shtrydhim mirë nga uji dhe më pas e grijmë në blender. E hedhim më pas në një tigan që nuk ngjit dhe e thajmë nga lagështia për 5 minuta me flake të ulët.
4.. Panxharin e grijmë në blender derisa të bëhet si pure.
5. Brumin për njoki që kemi përgatitur më parë me patate dhe pasi e kemi bërë gati me miell dhe vezën e ndajmë në tre tasa.

6.Në tasin e pare hedhim spinaqin, e përziejmë mirë sa të bëhen si brumë homogjen. Në tasin e dytë hedhim panxharin, e përziejmë mirë edhe këtë me brumin. Në tasin e tretë hedhim shafranin dhe e përziejmë edhe këtë me brumin.

7.I vëmë në një tavë të lyer me miell deri në momentin që do t’i gatuajmë. Marrim pak brumë nga secili tas, I japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe të spërkatur me miell.
8. Ziejmë ujë me kripë në një tenxhere. Kur të ketë marrë valë, hedhim njokit dhe, kur ato të dalin në sipërfaqen e ujit, janë gati. Koha e zierjes është afërsisht 4 minuta.

9.Vëmë në zjarr një tigan me gjalpin, bukën e thekur të grirë dhe degën e sherbelës. Kur buka të ketë marrë pak ngjyrë e heqim dhe e hedhim mbi njokit së bashku me djathin e grirë.

10.I shërbejmë menjëherë!

Lini një koment