Sugjerojmë:

Oriz me bizele dhe qofte

Oriz me bizele dhe qofte

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 1 ore 50 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Kjo pjatë quhet ndryshe sartù orizi me bizele dhe qofte. Është një recetë tipike rusitke: për një pjatë të realizuar është shumë i rëndësishëm gatimi i duhur i orizit. Gjithashtu mishi duhet të jetë i një cilësie të mirë.

Ingredientët

  • 300 gr oriz
  • 100 gr tul viçi
  • 200 gr bizele
  • 150 gr mozzarella
  • 1 thelpi hudhër
  • 1.5 l brodo mishi
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr djathë grana
  • Pak vaj ulliri e.v
  • Pak bukë e grirë
  • 2 vezë
  • 3 dl salcë domatesh
  • 1 qepë
  • 25 gr kërpudha të thata
  • 100 gr sallam mortadela
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Përgatisni salcën. Vendosni kërpudhat e thata në ujë të vakët; shtrydhini dhe grijini. Skuqni një qepë të grirë me 3 lugë vaj, shtoni kërpudhat, 3 dl salcë domatesh dhe 200 gr bizele; hidhuni kripë dhe gatuajini për 20 minuta.

2

Bëni qoftet Përzieni 100 gr tul viçi të grirë me një vezë, 20 gr djathë grana, 20 gr bukë të grirë të thekur, një thelpi hudhër të grirë, kripë e piper. Formoni qofte në madhësinë e arrave, kalojini në miell dhe skuqini në vaj të nxehtë.

3

Gatuani orizin. Hidhni në një tenxhere gjysmën e salcës së përgatitur, shtoni 300 gr oriz, 2 garuzhde brodo të nxehtë dhe shtoni gradualisht pjesën tjetër të brodos. Hiqeni orizin nga zjarri, hidhini 40 gr gjalpë, djathin grana të mbetur, vezën e mbetur dhe 100 gr mortadelë të grirë.

4

Përgatisni shtresat. Merrni një formë trungu, mbështilleni me letër furre të lagur e të shtrydhur, lyejeni me gjalpë dhe spërkateni me bukë të thekur të grirë. Shtoni brenda saj ¾ e orizit, vendosni në qendër qoftet e përziera me salcën e mbetur dhe 150 gr mozzarella të prerë në kubikë.

5

Në fund mbylleni me orizin e mbetur dhe piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Lini një koment