Sugjerojmë:

Oriz me perime dhe salcë të ëmbël të përgatitur vetë

Një recetë e pazakontë dhe e shijshme, një mënyrë e mirë e mirë për të përdorur perimet që keni në frigorifer në mënyrë të thjeshtë e të shijshme. Me ndihmën e salcës së ëmbël, orizi basmat me perime do të fitojë një shije ekzotike që do të bëjë për vete gjithë familjen. Le të shohim së bashku si përgatitet:

  • 250 gr oriz basmati
  • 2 lugë kafeje shafran Indie
  • 1 qepë
  • 2 kungulleshka
  • 2 karota
  • 200 gr lulelakër
  • 200 gr kërpudha shampinjon
  • 100 gr lakër kale
  • 100 gr arra amerikane cashews
  • 2 lugë fara susami
  • 2 lugë vaj ulliri e.v

Për salcën:

  • 1 lugë gjelle uthull orizi
  • 2 lugë sheqer
  • 3 lugë gjelle salcë soje

Përgatitja:

  1. Në një tenxhere zieni orizin me ujë të bollshëm, shtojini kripë dhe kullojeni
  2. Më pas bashkojeni orizin me shafran Indie, fara susami dhe vaj ulliri e.v.
  3. Lani dhe prisni perimet formë ‘julienne’.
  4. Në një tigan të madh skuqni qepën e prerë në shirita së bashku me vajin.
  5. Skuqni në zjarr të lartë për 5 minuta të gjitha perimet e kërpudhat.
  6. Pas kësaj kohe shtoni salcën e ëmbël dhe vazhdoni gatimin në zjarr të ulët.
  7. Piqni pak arrat cashews dhe shtojuani perimeve.
  8. Pasi perimet të jenë gati, shërbejini në tryezë me orizin basmat.

Lini një koment