Oriz me perime dhe salcë të ëmbël të përgatitur vetë
Një recetë e pazakontë dhe e shijshme, një mënyrë e mirë e mirë për të përdorur perimet që keni në frigorifer në mënyrë të thjeshtë e të shijshme. Me ndihmën e salcës së ëmbël, orizi basmat me perime do të fitojë një shije ekzotike që do të bëjë për vete gjithë familjen. Le të shohim së bashku si përgatitet:
250 gr oriz basmati
2 lugë kafeje shafran Indie
1 qepë
2 kungulleshka
2 karota
200 gr lulelakër
200 gr kërpudha shampinjon
100 gr lakër kale
100 gr arra amerikane cashews
2 lugë fara susami
2 lugë vaj ulliri e.v
Për salcën:
1 lugë gjelle uthull orizi
2 lugë sheqer
3 lugë gjelle salcë soje
Përgatitja:
Në një tenxhere zieni orizin me ujë të bollshëm, shtojini kripë dhe kullojeni
Më pas bashkojeni orizin me shafran Indie, fara susami dhe vaj ulliri e.v.
Lani dhe prisni perimet formë ‘julienne’.
Në një tigan të madh skuqni qepën e prerë në shirita së bashku me vajin.
Skuqni në zjarr të latë për 5 minuta të gjitha perimet e kërpudhat.
Pas kësaj kohe shtoni salcën e ëmbël dhe vazhdoni gatimin në zjarr të ulët.
Piqni pak arrat cashews dhe shtojuani perimeve.
Pasi perimet të jenë gati, shërbejini në tryezë me orizin basmat.
1.Vendosni thelpinjtë e arrave në ujë të vluar për 3-4 minuta. Në këtë mënyrë mund t’u hiqni më lehtë cipën e jashtme. 2.Merrni tulin e bukës dhe zbuteni në qumësht. Lëreni për disa minuta pastaj shtrydheni mirë, për të...
1.Merrni fetat e bukës dhe hiqini anësoret me thikë. 2.Shtrijini me një shkop petash deri sa të hollohen. 3.Vendosini sipër një fetë proshute dhe një salçiçe secilës. 4.Mbështilleni bukën duke e bërë rrethore në madhësinë e salçiçes. 5.Secilën roller...
1.Ngroheni gjalpin në një tigan derisa të shkrihet, pastaj shtoni qepët dhe gatuajeni për 10 minuta derisa të jenë të buta. 2.Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për 1 min më shumë. 3.Më pas shtoni specat me patate dhe trumzë dhe...
Lini një koment