Sugjerojmë:

Pak kalori dhe shijon për mrekulli, lulelakër e pjekur me salcë djathi!

450 gr lulelakër, e copëtuar
3 lugë gjalpë
4 lugë miell
350 ml qumësht
1 gjethe dafine
Arrëmyshk
1 lugë mustardë
150 gr djathë kaçkavall i grirë
Kripë
Piper

1.Ndizeni furrën në 180 gradë.

2.Lyeni me gjalpë një tavë pjekjeje dhe lëreni mënjanë.

3.Në një tenxhere me ujë dhe kripë, zieni lulelakrën e copëtuar për rreth 10 minuta derisa të zbutet. Kullojeni lulelakrën.

4.Shkrijeni gjalpin në një tenxhere mbi zjarr mesatar, shtoni miellin dhe përziejini bashkë derisa të marrin ngjyrë të artë.

5.Shtoni gjysmën e qumështit, përziejini derisa të bëhet e njëtrajtshme salca, pastaj shtoni edhe gjysmën tjetër të qumështit, gjethen e dafinës, kripë, piper dhe arrëmyshk duke i provuar.

6.Uleni pak nxehtësinë, vërini tenxheres kapak dhe ziejeni salcën në zjarr të avashtë për 5 minuta, duke e përzier vazhdimisht.

7.Hiqni gjethen e dafinës, shtoni mustardën dhe gjysmën e djathit të grirë dhe përziejini derisa të shkrihet.

8.Në tavën e bërë me gjalpë rregulloni lulelakrën e kulluar.

9.Hidhini sipër salcën e djathit të përgatitur dhe spërkatni sipër edhe djathin e mbetur.

10.Piqeni në furrë për rreth 20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë në kafe në sipërfaqe.

Lini një koment