Sugjerojmë:

Pancakes me banane, karota e kanellë

Pancakes me banane, karota e kanellë

Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 7 minuta

Pancakes me banane, karota e kanellë: një recetë tipike amerikane në version ‘light’, perfekte për mëngjes, brunch ose për një ëmbëlsirë të shijshme. Pancakes na pëlqejnë të gjithëve, janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mudn të shoqërohen me përbërës të ndryshëm. Receta origjinale e këtyre petullave amerikane në fakt është pak kalorike: jan një version më i lehtë i pancakes me banane, karota e kanellë, i përshtatshëm edhe për ju që ndini një regjim ushqimor me pak kalori.

Ingredientët

  • 2 banane
  • 100 gr jogurt
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle kanellë
  • 1 karotë
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Në një enë përzieni bananet e prera në feta me vezën, karotën e grirë në rende, jogurtin, kanellën e mjaltin.

2

Shtypini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas përziejini me ndihmën e një rrahëse vezësh; nëse doni një krem më homogjen, frulojini direkt në mikser.

3

Nxehni një tigan krepash dhe përmes një garuzhdeje, hidhni brumin njëherësh; prisni 30 sekonda, më pas kthejini pancakes nga ana tjetër dhe lërini edhe për 30 sekonda të tjera.

4

Veproni në këtë mënyrë derisa të përfundojë e gjithë masa e brumit.

5

Shërbejini pancakes me feta bananesh dhe mjaltë ose shurup panje.

Lini një koment