Sugjerojmë:

Panine me tërsherë sipas traditës skoceze

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
12 persona
Kalori:
89 kalori/ panine
1- 1/2 gota ujë të vluar
1- 1/2 gota tërshërë
1/3 filxhan sheqer kafe të paketuar
1- 1/2 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle vaj kanola
Maja e thatë
1/4 filxhan ujë të ngrohtë
2- 3/4 deri në 3- 1/4 gota miell
Opsionale: Gjalpë dhe mjaltë

1.Hidhni ujin e mbi tërshërë në një tas të madh.

2.Shtoni sheqerin kaf, kripë dhe vaj. Vazhdoni të përzieni përbërësit deri sa uji të ftohet pak.

3.Ndërkohë, në një tas të vogël, tretni majanë në ujë të ngrohtë dhe lëreni  të qëndrojë 5 minuta.

4.Shtojeni në përzierjen e tërshërës.

5.Shtoni miell deri sa të krijoni një brumë të fortë (brumi do të ngjitet).

6.Kthejeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe gatuajeni derisa të bëhet elastik, 6-8 minuta.

7.Vendoseni në një enë të lyer me vaj, duke e kthyer nga të dyja anët.

8.Mbulojeni me qese plastik dhe lëreni të rritet në një vend të ngrohtë derisa të dyfishohet, rreth 1 orë.

9.Pasi brumi ka ardhur, kthejeni në një sipërfaqe me pak miell dhe ndajeni në 24 topa.

10.Vendosini  topat e brumit në një tepsi për pjekje të cilën më herët e keni lyer me vaj dhe mbulojini me një peshqir kuzhine.

11.Lëreni mënjanë deri sa brumi  të dyfishohet, rreth 30 minuta.

12.Ngroheni furrën në 180 °C.

13.Piqini 20-25 minuta ose derisa të piqen.

14.Hiqini nga furra  që të ftohet.

15.Nëse dëshironi, shërbejini me gjalpë dhe mjaltë.

Komento