Sugjerojmë:

Papare me djathë. Shijon mrekullisht me bukën e ndenjur nga dje!

1 copë djathë të bardhë
3 thelpi hudhra të grimcuara
3-4 lugë gjelle gjalpë
4-5 feta bukë të ftohtë
1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi
Pak nenexhik
Kripë, piper

1.Në një tigan të thellë në zjarr mesatar, vendosni për të skuqur gjalpin.
2.Shtoni më pas bukën e ndarë në copa të vogla, duke e përzierë vazhdimisht për disa minuta.
3.Shtoni pak kripë dhe lëngun e mishit.
4.E lini në zjarr derisa buka të thithë gjithë lëngun.
5.Tani shtoni djathin e thërrmuar, hudhrat dhe nenexhikun e grirë imët.
6.Pasi i keni përzierë edhe njëherë të gjitha bashkë, e shërbeni të ngrohtë nëpër pjata duke i shtuar sipër pak gjalpë të skuqur paraprakisht.

7.Ju bëftë mirë!

Lini një koment