Sugjerojmë:

Pasta guaskë me avokado dhe ton

150 gr ton i konservuar në vaj
320 gr pasta në formë guaske
1 avokado
Pak rigon i thatë
1 qepë e njomë
1 lime
Pak tabasko
Vaj ulliri
2 domate
Kripë, piper i zi

1.Zieni pastat një minutë më pak se ç’tregon koha në paketim. Kullojini, ftohini në ujë të ftohtë dhe lërini të ftohen.

2.Transferojini në një tas dhe përziejini me 2 lugë vaj në mënyrë që të mos ngjiten.

3.Prisni përgjysmë avokadon. Qërojeni, priteni tulin në kubikë dhe përziejeni me lëngun e limes në mënyrë që të mos nxihet.

4.Lani 2 domatet, pritini në thela, hiquni farat dhe pritini në kubikë.

5.Hidhuni kripë dhe shtojini tek pastat.

6.Kompletojini pastat. Hiqini rrënjët dhe pjesën jeshile qepës së njomë dhe grijeni imët.

7.Bashkoni në tas pastat, avokadon, domatet, qepën, tonin të cilin e keni kulluar dhe copëtuar si dhe një limë të qëruar dhe të prerë në feta rrethore.

8.Shërbejini. Shtojuni 2-3 lugë vaj ulliri të virgjër spërkatini me pak piper dhe rigon, disa pika tabako, përziejini dhe shërbejini.

Lini një koment