Sugjerojmë:

Pasta me bizele dhe ton nga Flavio

200 gr pasta
100 gr bizele të ngrira
2 karrota
1 kuti ton
1 kuti pana
1/2 qepë mesatare
2 thelpinj hudhre
Kripë, piper, borzilok
  1. Në një tigan hedhim vaj ulliri ose gjalpë dhe sapo është nxehur shtojmë qepën e grirë. Sapo qepa është zbutur shtojmë hudhrën dhe kavurdisim rreth një minutë. Hedhim bizelet e ngrira dhe karrotën, po ashtu dhe erëzat dhe skuqim sa shikojmë që kanë filluar të zbuten.
  2. I shtojmë pak nga uji i pastave sa të marrin një zierje të shkurtër dhe pasi uji ka shteruar shtojmë panën duke e gatuar disa minuta.
  3. Pastat e ziera i shtojmë tek tigani me pana dhe hedhim dhe tonin e kulluar nga vaji/uji. Përziejmë dhe shërbejmë të ngrohta.

Receta nga Flavio Mato

Lini një koment