Sugjerojmë:

Pasta me djathë, mish derri dhe lulelakër

500 gr pasta
100 gr djathë pekorino
500 gr tul domatesh
200 gr tul derri
1 lulelakër
Vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
50 gr stika pishe
20 gr fara finoku
Gjysmë gote verë e kuqe
Kripë, Piper

1.Pastroni lulelakrën, ndajeni në copa dhe gatuajeni në avull derisa të zbutet. Skuqni dy thelpinj hudhre në një tigan të madh me pak vaj.

2.Shtoni 200 gr mish derri të grirë, skuqeni, shuajeni me verën e bardhë, shtoni tulin e domateve, pak kripë e piper dhe lërini në zjarr të mesëm për 15 minuta.

3.Shtoni copat e lulelakrës, mbulojeni tiganin me kapak dhe vazhdoni gatimin për 10 minuta. Zieni pastat në një tenxhere të madhe dhe kullojini kur të jenë al dente.

4.Shtojini më pas në tiganin me përbërësit e tjerë, shtoni farat e pishës, farat e finokut dhe djathin pekorino duke i përzier për disa minuta me kujdes.

Lini një koment