Sugjerojmë:

Pasta me pesto majdanozi dhe speck

Një pjatë e parë pastash kremoze, e shpejtë për t’u realizuar dhe me shije të freskët e kombinuar nga proshuta speck krokante. Bashkon delikatesën e pestos së majdanozit me shijen klasike të speck. Pak përbërës për të realizuar një darkë apo drekë perfekte në çdo stinë!

 

Përbërësit:

  • 320 gr pasta
  • 150 gr speck
  • 20 gr vaj ulliri e.v

Për peston:

  • 50 gr majdanoz
  • 30 gr stika pishe
  • 50 gr bajame të qëruara
  • 40 gr parmixhano i grirë
  • Vaj ulliri e.v
  • 1 lugë kafeje kripë e imët

Përgatitja:

  1. Si fillim vendosni ujin e pastave të ziejë. Filloni me përgatitjen e pestos së majdanozit: lani majdanozin dhe vendoseni në mikser; shtoni aty edhe kripën, stikat e pishës, bajamet dhe parmixhanon e grirë.
  2. Shtoni një lugë kafeje  vaj ulliri dhe punojini me shpejtësinë maksimale të mikserit. Më pas shtoni sasinë tjetër të vajit të ullirit dhe punojini akoma derisa të përftoni një pesto homogjene. Pestoja është gati për 4-5 minuta. Ndërkohë hidhni pastat në ujin që po vlon.
  3. Ndërkohë prisni proshutën speck në feta me trashësi 1 cm dhe më pas priteni në kubikë. Në një tigan, ngrohni 20 gr vaj ulliri, shtoni proshutën, skuqini për disa minuta dhe më vonë shtoni peston. Përziejini me shpejtësi dhe fini sobën.
  4. Kulloni pastat dhe ruani pak ujë nga zierja e tyre nëse salca është shumë e trashë, më pas shtojini në tiganin ku përgatitët salcën. Përziejini mirë dhe shërbejini menjëherë.

Lini një koment